Sot u mbushën tre vite që në momentin kur në Kuvendin e Shqipërisë u miratuan ndryshimet kushtetuese për paketën e drejtësisë.
Sot njihet si Reforma në Drejtësi dhe është padyshim togfjalëshi më i përdorur në skenën politike në vend por jo vetëm.
Mëngjesin e sotëm, amabsada amerikane e nisi pikërisht me një video ku tregonte se sa ndryshime do të sjellë në jetën e gjithkujt kjo reformë.
Menjëherë pas SHBA, erdhi edhe reagimi i kryeministrit Rama në “Twitter”, i cili ndër të tjera “thumbonte” armiqtë e reformës. Kliko këtu
Përse ajo që shkruan Rama është më e vërtetë se kurrë sot?
Mjafton ti hedhim një sy profileve të Sali Berishës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit sot për të kuptuar se në të vërtetë jo vetëm që nuk e duan reformën në drejtësi, që vjen edhe me ngritjen e SPAK e BKH, por as nuk e përshendësin atë në 3 vjetorin e miratimit.
Përjashtim bëri Presidenti Meta, i cili me anë të një statusi të gjatë kërkoi me ngulm të merrte meritat e miratimit të reformës.
Përgatiti: AlpeNews.al