Dhimja vazhdon të jetë po aq e madhe për humbjen e një prej emrave më të vlerësuar të muzikës shqiptare.
Janë bërë tre vjet nga humbja e Dr.Florit dhe për familjarët dhe miqtë e tij të zemrës kujtimi i të madhit të muzikës mbetet i paharruar.
Bashkëshortja e tij, Blerina ka ndarë me miqtë e saj foto të Dr.Florit me dy fëmijët dhe këto pamje të prekin zemrën.
‘Tre vjet pa babin’- ka shkruar Blerina në postimin e saj dhe më pas kanë vijuar komentet ngushëlluese të njerëzve që e deshën muzikën e tij.
Një postim dedikuar kujtimit të tij ka bërë dhe Landi, njeriu që gjendet gjithmonë pranë Kaltrinës dhe Danjelit të vogël.
‘3 vjet pa ty Flor. I mungon familjes, miqve e atyre qe deshen shpirtin tend. RIP Dr.Flori’-nuk mund të mungonte një postim përkujtimor dhe nga mikja e familjes së Dr.Florit.
Dr.Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare duke lënë gruan dhe dy fëmijët e tij.