• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE VITE LUFTË/ Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara? Dëshmi nga Mariopuli: Shkollat po bëjnë
Home
Nderkombetare

TRE VITE LUFTË/ Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara? Dëshmi nga Mariopuli: Shkollat po bëjnë

7 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën kontrollin e Rusisë. Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për shumë ukrainas pas sulmit të Rusisë dhe disa vende – si qyteti Bakhmut, Chasiv Yar dhe Vovchansk – u shkatërruan pothuajse plotësisht. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katerina Besedina njofton se si po përballen disa ukrainas me këtë përmbysje të jetës së tyre.

Qyteti Mariupol, me gjysmë milioni banorë, u shkatërrua tre vite më parë nga forcat ruse dhe vazhdon të jetë i pushtuar, përcjell A2.

Yevhen Tuzovi jetonte përpara luftës në Mariupol, ku ishte sportist dhe figurë e njohur publike në qytetin bregdetar.
“Mariupoli ishte një qytet i bukur. Tani kanë mbetur vetëm rrënoja…”, thotë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qeveria e tij nuk ka hequr dorë nga Mariupoli. Në fjalimin e tij drejtuar vendit për Vitin e Ri, ai tha se: “Nuk dorëzojmë çka është e jona. Dhe… nuk i harrojmë njerëzit tanë. Ata që janë në robëri. Dhe do të luftojmë për çdo person që është fatkeqësisht atje”.

Zoti Tuzov nuk banon më në Mariupol. Ai tashmë jeton rreth 300 kilometra më në veriperëndim, në Dnipro, por mban kontakte me ukrainas që jetojnë në zonën e pushtuar.

Ai thotë se rusët kanë filluar tashmë të ndërtojnë në Mariupol dhe se pjesë të qytetit janë bërë sheshe ndërtimi. Shtëpitë e vendasve janë zëvendësuar me komplekse apartamentesh luksoze që nxirren në shitje. Siç kuptohet nga videot e publikuara në mediat sociale, disa banorë ndihen të dëbuar.

“Shtëpitë na janë prishur dhe në vend të tyre po ngrihen apartamente që do të shiten. Prej tre vitesh tashmë kemi jetuar me qera, apo në konvikte dhe vendstrehime. Janë me dhjetëra mijëra si ne”, thotë një grua në një video.

“Shtëpitë në bregun e majtë janë afër detit. Është një zonë e bukur që disa njerëz duan ta marrin për vete, për të ndërtuar apartamente dhe për t’i shitur. Dhe ne do të përfundojmë në rrugë!”, thotë një banore.

Zoti Tuzov thotë se shumë rusë të ardhur rishtazi po blejnë prona me çmim të ulët në bregdet.

“Sepse për rusët që vijnë le të themi nga Moska apo Shën Petersburgu, çmimet janë çmendurisht të lira… Por duhet ta kenë parasysh se në oborrin e godinës është varrosur ish-pronari”, thotë zoti Tuzov.

Forcat ruse gjithashtu pushtuan qytetin e Melitopolit në rajonin Zaporizhia në fillimet e sulmit ndaj Ukrainës. Që nga ajo kohë, banorët kanë jetuar me frikë të përhershme, thotë ish-banorja Olha Leontieva.

“Ata që qëndruan gjatë agresionit menduan se do të çliroheshin së shpejti… Kur flas tani me disa prej tyre, kanë ende shpresë dhe besim, por kanë frikë të flasin për këtë gjë – e dinë se shumë telefona përgjohen… Kanë shumë frikë!”, thotë ajo.

Ukrainasit në qytetet e pushtuara janë detyruar të marrin pasaporta ruse, pa të cilat njerëzit nuk mund të marrin ndihmë mjekësore, apo të blejnë ilaçe në farmaci.

“Njoh një grua, që është shumë e sëmurë, i ka mbijetuar kancerit… Më mori në telefon duke qarë dhe më tha se iu desh të merrte pasaportën ruse, pasi doktorët nuk i jepnin kujdes mjekësor….”, thotë zonja Leontieva.

Shkollat po bëjnë rusifikimin e detyruar të nxënësve, për t’ua hequr identitetin ukrainas, thotë Tsvetelina van Benthem, studiuese dhe juriste e specializuar për konfliktet e armatosura në Universitetin e Oksfordit.

“Shohim që sistemi arsimor po përdoret si armë kundër identitetit ukrainas në territoret e pushtuara. Librat ukrainas po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me libra rusë; mësuesit i frikësojnë”, thotë ajo.

Megjithatë, disa ukrainas po qëndrojnë në qytetet e pushtuara, duke shpresuar për ndaljen e luftimeve dhe dhënien fund të pushtimit rus./ Zëri i Amerikës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 MARSI/ Veliaj nga qelia: Ua lash porosi kolegëve, nesër vajzat dhe gratë udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit...
Previous article ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Rama mbledh qeverinë dhe kryesinë e PS në Pallatin e Brigadave

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT