• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE VITE NGA ZHDUKJA E KËNGËTARIT NË ELBASAN/ Momenti i rrëmbimit, ja çfarë fiksuan kamerat (FOTO)
Home
Uncategorized

TRE VITE NGA ZHDUKJA E KËNGËTARIT NË ELBASAN/ Momenti i rrëmbimit, ja çfarë fiksuan kamerat (FOTO)

11 February, 2020 k.autor Uncategorized

Emisioni ‘Uniko’ nga Spartak Koka, ka publikuar pamjet ekskluzive të mbrëmjes së 29 Qershorit 2014, ditën kur është parë për herë të fundit në publik këngëtari i tallavasë Renato Hamza, i njohur ndryshe edhe si Reni i Elbasanit.

Ngjarja ndodh pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Ora shënon 20:11 minuta e mbrëmjes të së dielës. Në video shfaqet Indrit Shaqja, i veshur me një bluzë ngjyrë bojëqielli, pantallona xhins të shkurtra, dhe me shapka. Në rrugë takon një kalimtar rastësor, të cilit mesa duket i kërkon informacion për vendndodhjen.

Në videon e kamerave të sigurisë të momenteve para rrëmbimit të këngëtarit të tallavasë Reni i Elbasanit, shfaqen dy persona.

I pari që shfaqet në pamje në orën 20:11 minuta është një person i veshur me bluzë bojëqielli, me pantallona treçerekshe, me shapka dhe me një cantë të hedhur krahëve. Ai është Indrit Shaqja, një personazh i njohur për drejtësinë.

Video

Indrit Shaqja është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava, përkatësisht 75 dhe 70 vjeç.

Në bashkëpunim me Artur Kaçanollin, nipin e viktimave, dhe Vilson Elmazin, hynë për të grabitur në shtëpinë e dy të moshuarave në Durrës mesnatën e 2 Shtatorit 2014. Kunatat ndjenë zhurma dhe u përballën me grabitësit. Këta të fundit i dhunuan, i torturuan, ju lidhën duart me litar dhe i mbytën me qese plastmasi në kokë.

Nipi i viktimave, Artur Kaçanolli kishte vënë në dijeni dy shokët e tij se Elsa dhe Gjinovefa Vava mbanin në banesë sende me vlerë dhe shuma monetare. Ndërsa plani i grabitjes ishte organizuar nga Indrit Shaqja. Ky i fundit u arrestua më 15 Tetor 2014 në Spanjë ku dhe ishte arratisur pas krimit, ndërsa u ekstradua në vendin tonë më 26 Qershor 2015. Në sallën e gjyqit, Indrit Shaqja pranoi autorësinë e krimit duke rrëfyer të gjithë dinamikën.

Personi i dytë që shfaqet në videon ekskluzive të publikuar nga emisioni ‘Uniko’ në Klan Plus, është Denis Xhija.

I veshur me rroba të zeza,  ecën ngadalë, me njërën dorë  në xhep dhe tjetrën tek varëset e floririt, ai ndjek veprimet e Indrit Shaqjes i cili po komunikonte në atë moment me Renin. Dhe ky është i pajisur me një çantë dore, brenda së cilës nuk dihet cfarë ka.

Denis Xhija 40 vjeç me origjinë nga Shijaku dhe banim në Durrës, është person i shpallur në kërkim. Ai është dënuar në mungesë me 6 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Capture

Me 26 Janar të vitit 2015, Deniz Xhija ose i njohur me mbiemrin tjetër Floroiu,  në një lokal në lagjen 7 në Durrës teksa po drekonte me tre shokë, u  konfliktua me njërin prej tyre dhe nxorri pistoletën për ta ekzekutuar në vend.

Gjendja midis tyre u acarua së tepërmi, dhe i pandehuri Deniz Xhija menjëherë u ngrit në këmbë dhe nxorri nga brezi pistoletën që mbante me vete pa leje të organeve shtetërore.

Menjëherë ka ndërhyrë njëri prej personave që ndodhej në tavolinë, duke i devijuar dorën të pandehurit Deniz Xhija. Nga ndryshimi i drejtimit të qitjes, plumbi dëmtoi në pjesën e qafës një person që ndodhej i ulur në një tavolinë tjetër të lokalit dhe që nuk kishte lidhje me konfliktin.

Deniz Xhija, sipas mediave ndërkombëtare, rezulton se ka qenë i përfshirë dhe në një rrjet kriminal në vendet mes Rumanisë, Belgjikës dhe Gjermanisë./klanplus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA ZGJEDHORE/ Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE/ ODIHR
Previous article RAMA CITON DIJETARIN ISLAM EL-SHA'RAAVI/ "Nëse s’mund ta thuash të vërtetën, të paktën mos i duartrokit gënjeshtrës"

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT