Nga Pusteci ku zhvilloi një vizitë për hapjen e sezonit të ri turistik, Presidenti Meta i pyetur për shanset për hapjen e negociatave, referuar tre vendeve skeptike, u përgjigj se ‘Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për sukses’.
“Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Këshilli i vendeve anëtare të BE-se në mbështetje të rekomandimit pozitiv të KE-se dhe për këtë të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë për pritshmeritë jo vetëm të partnerëve tanë por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë cdo fryme konfliktuale dhe përjashtimi artificial.”
Presidenti është pyetur nga gazetarët edhe për akuzat e opozitës se qeveria ka pranuar që në Shqipëri të ndërtohet një kamp për ish-luftëtarët e ISIS. Kreu i shtetit theksoi se askush nuk e cënon sigurinë kombëtare.
“Askush nuk e cenon sigurinë kombëtare aq më tepër në prag të sezonit turistik”
Pas akuzave të opozitës për këtë çështje, Kryeministria reagoi dje duke sqaruar se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.


