• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE VARIANTET E VOTIMIT/ Celibashi : Vota i shkon partisë/koalicionit edhe nëse votoni vetëm…
Home
Zgjedhjet 2021

TRE VARIANTET E VOTIMIT/ Celibashi : Vota i shkon partisë/koalicionit edhe nëse votoni vetëm…

24 April, 2021 F.autor Breaking News, Zgjedhjet 2021

Në emisionin ‘’Kjo Javë” në News24, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se janë marrë të gjitha masat e duhura me qëllim që gjithçka të jetë gati për ditën e nesërme dhe votimi të nisë në orën 07:00.

“Është gjithçka gati, nga pikëpamja përgatitore këto zgjedhje janë përgatitur në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor, dhe në përputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira të drejta dhe të ndershme. Duke siguruar integritetin e procesit, fshehtësinë e votës dhe një rezultat i cili vjen si rrjedhojë e këtij procesi ligjor.” u shpreh Celibashi, ndërsa theksoi se deri më tani nuk është evidentuar problematikë në shpërndarjen e bazës materiale në të gjitha KZAZ-të e vendit.

‘’Edhe nëse do ketë probleme të tilla të karakterit teknik, KQZ ka marrë të gjitha masat që të reagojë menjëherë e të mos ketë asnjë lloj vonese në fillimin e procesit të votimit. Edhe anëtarët e komisioneve në qendrat e votimit, kanë të gjithë ndërgjegjësimin të kuptojnë rëndësinë e detyrës që ata kanë dhe të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rast të mos kryerjes së saj në përputhje me parashikimet e Kodit.” tha kreu i KQZ, ndërsa foli edhe për ndikimin e pandemisë në përgatitjet e procesit zgjedhore.

“Do të ishin më shumë vëzhgues nga OSBE/ODIHR që janë ata vëzhguesit dhe vlerësuesit kryesorë të zgjedhjeve. Pandemia e ka bërë të vetën, nuk kemi numrin që do të kishim nëse nuk do ishte situata e pandemisë.Gjithë përfaqësitë ndërkombëtare janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në vëzhgimin e zgjedhjeve. Ka vëzhgim edhe nga organizatat vendase. Këto zgjedhje janë të mirëvëzhguara edhe pse jemi në pandemi”, tha ai.

‘’Një ditë para zgjedhjeve është rasti të sqarojmë procedurat e votimit. Janë tre mënyra se si votuesi të plotësojë fletën e votimit: ai mund të votojë vetëm për partinë politike, në kuadratin përbri logos së partisë apo koalicionit, varianti tjetër është kur zgjedh partinë/koalicionin dhe kandidatin përkatës dhe mënyra tjetër shenjimi vetëm për kandidatin e një partie/koalicioni pa qenë i detyruar të bësh zgjedhjet për partinë apo koalicionit të cilit ky kandidat i përket, por edhe në këtë rast vota që ti ke dhënë vetëm për kandidatin i shkon edhe partisë që i përket ky kandidat. Çdo mënyrë tjetër ka shumë propabilitet të konsiderohet e pavlefshme.” -sqaroi Celibashi.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I ËMBËL/ Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë. Ja emri që zgjodhën për të voglën e tyre...
Previous article FITORE KAMPIONËSH/ Skuadra e trajnerit Shehit mposht Teutën dhe e zbret nga "froni"

F.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT