• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE VAKSINA NË FAZAT FINALE/ Trump: Gati marrëveshja për blerjen e 100 milionë dozave
Home
Nderkombetare

TRE VAKSINA NË FAZAT FINALE/ Trump: Gati marrëveshja për blerjen e 100 milionë dozave

12 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.

Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vaksinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër.

“Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp të martën.

Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave tek njerëzit.

 

“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza, sapo vaksina të miratohet dhe deri 500 milionë, në një kohë të shkurtër, pas miratimit”, tha Presidenti Trump.

Masat e fundit të administrates së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate.

President ka thënë se fundmi se është optimist se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale në fillim të nëntorit.

Presidenti Trump nuk bëri komente lidhur me një njoftim më herët të martën nga Presidenti rus Vladimir Putin se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton zyrtarisht një vaksinë të re të koronavirusit, megjithë mungesën e të dhënave që të justifikonin pretendimet e tij se vaksina është e sigurt për njerëzit.

A man stands outside an entrance to a Moderna, Inc., building, May 18, 2020, in Cambridge, Mass. Moderna announced Monday that an experimental vaccine against the coronavirus showed encouraging results in very early testing.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën, duke shtuar se ajo kishte pasur pak temperature ditën e parë, por i kishte rënë të nesërmen.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror,

Prodhimi i vaksinës ruse, së cilës i është vënë emri Sputnik V, për nder të satelitit të pare të prodhuar nga njerëzit në botë, që u lëshua në hapësirë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1957, do të fillojë muajin e ardhshëm dhe vaksinat në masë mund të fillojnë që në tetor.

Vaksina ruse nuk është mes të paktave që kanë arritur fazën e tretë dhe finale të testimit tek njerëzit, që zakonisht përfshijnë mijëra njerëz dhe vazhdojnë për muaj me radhë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Çdo prodhues vaksinash duhet të ndjekë këtë procedurë që garanton se ajo është e sigurt dhe që të ketë rekomandimin e OBSH-së”, tha të martën nëndrejtori i degës rajonale të OBSH-së, Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetit, Jarbas Barbosa. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Përkthyesi i Dom Nikoll Mazrrekut që gozhdoi priftin italian, Cordinjano, i cili sulmoi bërthamën e ekzistencës shqiptare në...
Previous article NGA GRABITJA E RINASIT TEK VRASJA E DY VËLLEZËRVE HAXHIA/ Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez Botë

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat Botë

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT