• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Tre të pavërtetat e mëdha të konferencës së shtypit të Presidentit të Republikës
Home
Ekskluzive

SHËNIM/ Tre të pavërtetat e mëdha të konferencës së shtypit të Presidentit të Republikës

11 June, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Deklarata zyrtare e Ilir Metës në konferencën e sotme për shtyp rreth çdekretimit që I bëri dje me shkrim, datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit, ishte e formuluar me shkrim mbi tri kolona. Një deklaratë e cila gjendet e plotë në ëebisten zyrtare të institucionit të Presidencës. Kush janë tri pikat dhe tri të pavërtetat e saj:

1.-Me përgjegjësi të lartë shtetërore, më datë 8 qershor, përpara zhvillimit të protestës kombëtare të opozitës, bëra publike vendimin për shfuqizimin e dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 Qershor. Shkak sipas tij ishte informacioni se në këtë protestë “mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe rendin kushtetues në vend”. Ky është thjeshtë një justifikim për aq kohë sa një vendim kaq madhor, nuk mund të merej pikërisht në kohën e fillimit të protestës.

E para, atë ditë vetëm katër orë përpara deklaratës së Presidentit, zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Metthew Palmer vuri gishtin mbi Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën si përgjegjësit kryesorë të dhunës së mundshme në protestë, të cilët duhej të distancoheshin dhe ta dënonin dhunën.

E dyta, nëse nuk është ndikuar nga kjo deklaratë, Presidenti ka vërtetuar nëpërmjet kësaj që thotë sot, se janë pikërisht Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha dy njerëzit që po e organizonin dhunën.

E treta, nëse është kështu do të thotë se Presidenti I Republikës ka kapitulluar. Në vend që të bëntë atë që bëri z. Palmer: Thirrje publike për distancim dhe dënim si dhe vendosje gishti mbi udhëheqësit e protestës së dhunshme, Ilir Meta kapitulloi. Duke bërë atë që nuk bëhet kurrë në politikë: “Marrëveshje me pengmarrësit”.

2.- Presidenti pyeti: Si shpjegohet që ish Presidentët që kanë marrë vendime për të shfuqizuar dekretet e tyre të maparshme dhe që kanë shtyrë datat e zgjedhjeve vendore dhe atyre të përgjithshme, nuk janë akuzuar për shkelje të Kushtetutës? Përgjigje:

a.- Sepse në këto raste ka patur një consensus politik me gojë dhe me shkrim, nga kryetarët e partive kryesore politike në Shqipërisë për këtë shtyrje.

b. Sepse çdo dekret i tillë ka patur brenda afatit kushtetues, edhe datën e re të zgjedhjeve. Një datë të cilën Ilir Meta nuk e ka as sot, e nuk pritet që ta ketë me sa duket, derisa të polotësohet ultimatum i Sali Berishës: Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita.

3.- Presidenti tha: Vendimarrja për shfuqizimin e Dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 Qershor, u bë e domosdoshme në kushtet e përshkallëzimit të ndërsjelltë dhe të vullnetshëm të qëndrimeve dhe aksioneve histerike të të dy palëve për rritjen e tensionit në vend dhe rrezikut për të kulmuar përpplasjen mes tyre më 30 Qershor.

Kjo përpjekje titanike e Ilir Metës për të vënë shenjën e barazimit mes një mazhorance e cila në zbatim të dekretit të tij thjeshtë ka bërë atë që bën çdo parti politike që futet në një process electoral, me protestat me Molotov të opozitës jashtë sistemit politik të vendit, tregon se në anën e kujt është Presidenti “i paanshëm”. Vetëm Ilir Meta mund të ketë parë “aksione histerike të të dyja palëve” dhe jo vetëm ato të LSI së Monika Kryemadhit dhe PD të Lulzim Bashës. Kaq mjafton për të kuptuar që konferenca e sotme për shtyp ishte e panevojshme dhe e mbushur fund e krye me të pavërteta të cilat nuk ka shqiptar që i kapërdin.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DILET NË PLAZH ME GRIM"/ Komentet PIKANTE të ditës, VIP-at ua kthejnë fansave me të njëjtën "monedhë" (FOTO+VIDEO)
Previous article ZIDANE NDRYSHON QENDRIM/ Heq dorë nga Pogba për të transferuar ‘yllin’ e madh

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës Aktualitet

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT