Policia e Vlorës lajmëron se ka arrestuar tre persona, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre është bërë, pasi dyshohet se po transportonin drejt shtetit italian 577 kilogramë drogë, ndërsa është sekuestruar edhe një gomone, që do bënte transportin e kanabisit.
të arrestuar për gomonen e kapur me drogë janë shtetasit Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj.


