“Eksodi” i kandidatëve nga listat e LSI duket se ka nisur paraditen e së premtes. Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se të paktën tre kandidatët pasues në listat e 2017-ës kanë dorëzuar formularët për të marrë mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për Ylli Shehun në Qarkun Tiranë, i cili do të zëvendësojë Klajda Gjoshën dhe Enver Roshin në Qarkun e Elbasanit.
Ky i fundit merr mandatin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e zgjedhur në Elbasan si e para në listë. Ndërkohë kandidatja Aurora Mura do të marrë mandatin e Përparim Spahiut në Dibër. Mësohet se janë të paktën 11 kandidatë të tjerë nga radhët e PD-LSI që kanë konfirmuar pranimin e mandatit nga KQZ.


