Tre persona janë prekur me koronavirus në qytetin e Përmetit. Janë infektuar një biznesmen, një edukatore kopshti dhe një grua tjetër.
Bëhet fjalë për biznesmenin me iniciale Xh.K, i cili dyshohet se është prekur ditët e fundit kur ka qenë në Tiranë. Ndërsa edukatorja me iniciale O.T., mësohet se e ka marrë virusin në Himarë taksa ishte në plazh. Kjo situatë ka sjellë edhe mbylljen e kopshtit që nga dita e djeshme.
Ndërsa rasti i tretë i përket një gruaje nga fshati Kosinë i Përmetit me iniciale E.F. Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre ndërkohë që përgjigja pozitive të të tre të prekurve me Covid-19, ka vënë në lëvizje Policinë e Përmetit dhe NJVKSH për të gjurmuar kontaktet e të tre të prekurve. Me numrin e sotëm Përmeti shkon në katër të infektuar me Covid-19 pas rastit të parë të shfaqur 2 javë më parë ku një muzikant u identifikua si rasti i parë me Covid-19 nga ky qytet.