• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRE NGA VËLLEZËRIT SALLAKU DALIN NGA BURGU/ Hetimet: Fitime marramendëse nga trafiku i drogës
Home
Breaking News

TRE NGA VËLLEZËRIT SALLAKU DALIN NGA BURGU/ Hetimet: Fitime marramendëse nga trafiku i drogës

8 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga ky mëngjes, e enjte 8 nëntor, tre vëllezërit Sallaku, të arrestuar gjatë një aksioni antidrogë mes Bergamo-s e Brescia-s, nuk janë më në burg. Kërkesa për lirim, e paraqitur nga avokati mbrojtës i tyre, është shqyrtuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake të gjykatës së Brescia-s Alessandra Di Fazio. Presidenti i klubit të futbollit Darfo Calcio, Gëzim Sallaku bashkë me vëllezërit Gazmir e Isuf, janë liruar, sipas raportimeve të mediave italiane. Ndërkohë, që hetimi ndaj tyre vijon.

Në foto: Gëzim Sallaku

“Një vit përgjime dhe fitime marramendëse”/ Detajet e hetimeve që çuan pas hekurave biznesmenin Sallaku dhe vëllezërit

120 kg drogë e sekuestruar në vazhdën e operacionit “Reticolo”, kryer nga karabinierët e Clusones e Breno-s dhe shkatërrimi i një organizatë italo-shqiptare. Ky është përmbledhja e asaj që doli dje, të mërkurën e 7 nëntorit, nga prezantimi i aksionit nga autoritet ligjzbatuese italiane, që çoi në arrestimin edhe të vëllezërve Sallaku.

Droga-696x348

Për zëvendësprokurorin e Brescia-s, Paolo Savio, aktivitetet ekonomike dhe të biznesit të Gëzim Sallakut, i cili është edhe president i Darfo Calcio dhe pjesës tjetër të familjes, janë minimale në krahasim me ato që fitonin nga trafiku i narkotikëve. Rezultatet e aksioni rrjedhin nga një hetim që filloi në nëntor 2017, kur dy italianë u kapën me 500 kg hashash.

Siç raportojnë mediat italiane, pas një viti hetimesh nga Antimafia e Brescia-s dhe karabinierët, në kuadër të të cilave janë kryer edhe përgjime telefonike, më 13 tetor, në pranga u vu Saimir Sallaku, i cilësuar ndërmjetësi i një shkëmbimi të një sasie droge në afërsi të një ndërtese të tijën në Pian Camuno, mes Alessandro Giorgi-t 71 vjeç, shofer ambulance, i arrestuar e më pas i lënë në arrest shtëpie, e 37-vjeçarit Claudio Evangelisti, me tre shqiptarë me banim në Osio Sotto, ku u gjet një rafineri dogrash të forta.

Arrestimeve të këtyre personave u janë shtuar edhe ato të vëllezërve Sallaku, një italiani nga Ranzanico dhe një tjetër shqiptari që jeton në Parma. Përveç këtyre, dhjetëra persona raportohet se janë arrestuar apo janë nën hetim në lidhje me këtë operacion.

Gjatë hetimeve, në total janë sekuestruar 60 kg marijuhanë, më shumë se 50 kg hashash, dy kg kokainë, opium, morfinë e MDMA. Janë sekuestruar gjithashtu 3 pistoleta, njëra prej të cilave me  plumb në gojë, të gjetura në një valixhe e bë vilën e familjes Sallaku në komunën Sale Marasino në Brescia.

Të katër vëllezërit e arrestuar u pyetën dje, të mërkurën, nga gjykatësi i hetimeve paraprake, duke thënë se nuk dinin se nga erdhën armët dhe aq shumë dhe paraqitën një kërkesë për lirim, të cilën gjykata duhet ta vlerësojë.

Kënaqësia për realizimin e këtij operacioni u shpreh nga zëvendësprokurori i Brescia-s Carlo Nocerino dhe karabinierët, duke e quajtur një goditje në dëm të Sallakëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË GJITHË SYTË TEK AJO/ Demi Rose tregon "asetet" (FOTO)
Previous article "GRUAJA E VITIT"/ Ariana Grande i bashkohet ikonave të nderuara më parë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT