• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRE MUAJ LUFTË/ Zelensky: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë
Home
Botë

TRE MUAJ LUFTË/ Zelensky: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë

25 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se situata në Donbas është “jashtëzakonisht e vështirë”, teksa Rusia ka intensifikuar sulmin në lindje të Ukrainës.

“E gjithë fuqia e ushtrisë ruse është përqendruar në këtë sulm”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 24 majit.

Forcat ruse po synojnë të shkatërrojnë gjithçka në Liman, Popasna, Severodonjeck dhe Slloviansk, tha presidenti ukrainas.

“Por, bazuar në përgjimet e bisedave të tyre telefonike, ne kemi dëgjuar se ata janë të vetëdijshëm se kjo luftë nuk ka kuptim për Rusinë dhe në aspektin strategjik, ushtria e tyre nuk ka asnjë shans”, tha ai.

Sipas Zelenskyt, do të duhet kohë dhe “përpjekje të jashtëzakonshme” për ukrainasit që të thyejnë avantazhin rus sa i përket pajisjeve dhe armëve, teksa ai sërish u bëri thirrje shteteve perëndimore që ta furnizojnë shtetin e tij me armë të rënda.

Raketahedhës, tanke, armë kundër anijeve dhe armë të tjera për Ukrainën janë investimi më i mirë në mbajtjen e stabilitetit në botë dhe për parandalimin e “krizave të rënda” që Rusia po planifikon t’i shkaktojë, tha Zelensky.

Më herët gjatë 24 majit, në adresimin para Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Zelensky, tha se Rusia ka kryer pothuajse 1,500 sulme me raketa dhe mbi 3,000 sulme ajrore kundër Ukrainës në tre muajt e parë të luftës.

Dy zyrtarë të lartë rusë duket se e kanë pranuar se përparimi i Moskës ka qenë më i ngadalshëm sesa pritej edhe pse ata u zotuan se ofensiva do të arrijë qëllimet.

Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit rus të Sigurisë, tha se Qeveria ruse nuk “po ndjek afate”. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë një takimi të një aleance të sigurisë që udhëhiqet nga Rusia e ku marrin pjesë ish-shtetet sovjetike, tha se Moska qëllimisht ka ngadalësuar ofensivën e saj, në mënyrë që të lejojë banorët e qyteteve të rrethuara të evakuohen.

Teksa fushata ushtarake e Rusisë po vazhdon, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës tha se betejat që po zhvillohen në lindje mund të përcaktojnë fatin e shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KISHIN ARDHUR PËR NDESHJE, POR PËR DHUNË/ 80 huliganë kthehen në Itali
Previous article TEMPERATURA PËRVËLUESE/ Si parashikohet moti për sot

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione Aktualitet

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT