Ujëra të kaltërt, dhe shumë të pastër, si dhe disa ishuj të vegjël që mund të quhen padyshim një “Bermudë” e dytë për Shqipërinë. Kështu mund ta përkufizosh plazhin e “Tre Ishujve” në Ksamil. Pak kilometra larg destinacionit autentik të Ksamilit, “Tre Ishujt” zgjaten në largësi nga njëri tjetri që të mundëson t’i eskplorosh të gjithë edhe duke notuar. Pamjet e mëposhtëme që ALPENews.al ka përzgjedhur për “Summer 2018” tregojnë se sa bukur natyra i ka “vendosur” këto tre mrekulli të vogla por që të ofrojnë një panoramë fantastike para syve.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



