• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tre grabitje në Korçë, autorët morën kasafortën me 7 mln lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

Tre grabitje në Korçë, autorët morën kasafortën me 7 mln lekë

4 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Tre grabitje kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Kapshticë. Autorët, që dyshohen se kanë qenë të njëjtët kanë vepruar me shpejtësi në tria fabrikat, por vetëm në njërën prej tyre kanë arritur që të marrin kasafortën me para, e cila kishte brenda 7 milionë lekë.
Pre e grabitjes ishin një fabrikë e përpunimit të qumështit, një mjalti ‘Morava’ dhe një fabrikë bojërash në Dishnicë. Në fabrikën e qumështit dhe mjaltit autorët nuk kanë gjetur para. Report Tv siguroi edhe pamjet nga brenda fabrikës së mjaltit që është kthyer gjithçka përmbys nga autorët, që nuk kanë gjetur kasafortën dhe janë larguar.

Por nuk janë dorëzuar me kaq, pasi i janë drejtuar banesës së pronarit të mjaltit ‘Morava’, por ky i fundit i ndjeu duke dalë me armë nga shtëpia. “Në orën 03:00 ndjeva zhurmë, mora armën me leje dhe dola nga banesa për të kontrolluar territorin, por nuk gjeta keqbërësit, pasi ata sapo panë lëvizjet janë larguar” deklaroi Gëzim Skerma për Report Tv.

Duke qenë se edhe në banesë nuk arritën që të merrnin asgjë, autorët janë larguar duke u drejtuar për në fabrikën e bojërave në Dishnicë. Ata nuk janë pikasur nga roja në momentin që janë futur brenda në fabrikë, ndërsa kanë arritur që të marrin kasafortën me para, e cila nga të dhënat e para kishte brenda 7 milionë lekë. Pronari i firmës së bojërave është 47-vjeçari me inicialet A.M. ndërsa Report Tv siguroi pamjet e godinës ku ndodhi grabitja.

Fabrika ruhej me roje private, por ky i fundit, sipas policisë ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, ndërsa vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas grupit hetimor, tre grabitjet dyshohet janë realizuar nga i njëjti grup, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve.Në harkun e tre javëve në Korçë janë kryer 5 grabitje, ndërsa në ditët e fundit ka pasur disa të tilla në të gjithë vendin nga Fieri, Tirana, Delvina, Fushë Kruja dhe Lezha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ditë historike në Pakistan, për herë të parë një grua hindu ulet në Senat
Previous article Meta ngushëllon familjen e Agur Vrenozit: Akti i tij, shembull i vlerave morale më të arrira të shqiptarëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT