• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE DITË DISKUTIME/ BE ende pa marrëveshje për planin e daljes nga kriza. Vijojnë negociatat, pritet…
Home
Nderkombetare

TRE DITË DISKUTIME/ BE ende pa marrëveshje për planin e daljes nga kriza. Vijojnë negociatat, pritet…

20 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtuesit e Bashkimit Evropian dështuan edhe të dielën të arrijnë një marrëveshje mbi një paketë të rimëkëmbjes ekonomike. Negociatat pritet të vazhdojnë edhe sot.

Samiti, i cili ka filluar më 17 korrik, ishte planifikuar të zgjasë dy ditë, por në mungesë të një marrëveshjeje, liderët e BE-së janë pajtuar t’i zgjasin bisedimet.

Kryesuesi i samitit, Charles Michel, u tha 27 udhëheqësve të BE-së se më shumë se 600,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit në të gjithë botën, dhe se ishte përgjegjësia e tyre të qëndrojnë së bashku në këtë kohë të krizës.

“Shpresa ime është që ne të arrijmë një marrëveshje dhe që lajmi të jetë se BE-ja e ka realizuar misionin”, tha presidenti i Këshillit Evropian.

Në takimin e 18 korrikut, tensionet u rritën kur kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u larguan nga mbledhja, së bashku me katër shtete të pasura, me qëllim që të gjenin kompromis mbi kufizimet që duhen vendoset për grantet dhe për kriteret ndaj shteteve që do të marrin grante për të tejkaluar krizën ekonomike që është shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi.

Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.

Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.

Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.

Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Udhëheqësit po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë një buxhet të BE-së për vitet 2021-27 në shumën 1 trilion euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË RAPORTIMEVE TË REJA/ Kurba e pandemisë Covid në Europë po rritet
Previous article KAPET 33-VJEÇARI NË KËRKIM NË SHIJAK/ Pas sherrit në Plazh qëlloi me armë zjarri ndaj 2 të rinjve

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan Botë

PARALAJMËRON Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

VOTIMI NË PARLAMENTIN EVROPIAN/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale Botë

VOTIMI NË PARLAMENTIN EVROPIAN/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT