• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRAT NË KAPITOL/ FBI po vëzhgon bisedat në internet për protesta të mundshme të dhunshme
Home
Nderkombetare

TRAZIRAT NË KAPITOL/ FBI po vëzhgon bisedat në internet për protesta të mundshme të dhunshme

15 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

FBI po ndjek një “numër të madh të komunikimeve shqetësuese në internet”, duke përfshirë thirrjet për protesta të armatosura deri në ditën e inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden, javën e ardhshme. Kështu deklaroi dje Drejtori FBI-së, Chris Wray. Zoti Wray, në paraqitjen e tij të parë publike që prej trazirave të 6 janarit në Kapitol, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me Nënpresidentin Mike Pence për sigurinë se FBI mbetet e shqetësuar për potencialin për dhunë në protesta dhe tubime në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve në të gjithë vendin.

Këto ngjarje mund të sjellin individë të armatosur pranë ndërtesave qeveritare dhe zyrtarëve të zgjedhur, paralajmëroi Wray, ndërsa vuri në dukje gjithashtu se “Një nga sfidat reale në këtë hapësirë është përpjekja për të dalluar atë që është paqësor kundrejt atyre që synojnë dhunë të qëllimshme.” Zoti Wray tha se FBI-ja po merrte një sasi “të konsiderueshme” informacioni që po ua dërgonte agjencive të tjera të zbatimit të ligjit përpara ditës së inaugurimit. Ndarja e informacionit është kritike para çdo ngjarje të rëndësishme publike si ajo e inaugurimit të presidentit, por kjo çështje po tërheq vëmendje të veçantë për shkak të shenjave se forcat e zbatimit të ligjit ishin të papërgatitura për protestën e dhunshme dhe vdekjeprurëse në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.
Zyrtarët federalë kanë paralajmëruar agjencitë lokale të zbatimit të ligjit se trazirat në Kapitol ka të ngjarë të frymëzojnë të tjerët me qëllime të dhunshme. “Ne po vëzhgojmë individë që mund të kenë si qëllim përsëritjen e të njëjtit lloj dhune që pamë javën e kaluar”, tha zoti Wray, duke shtuar se që nga 6 janari, FBI-ja ka identifikuar mbi 200 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme. “Ne e dimë se kush jeni. Nëse jeni përfshirë në akte dhune, një agjent i FBI-së do t’ju gjejë”, shtoi ai.

Më shumë se 100 njerëz janë arrestuar deri më tani, tha drejtori i FBI-së, dhe një numër i madh tjetër hetimesh është në proces e sipër. Shtetet në të gjithë vendin tashmë kanë shtuar masat e sigurisë në përgatitje të protestave dhe dhunës së mundshme të armatosur këtë fundjavë, veçanërisht në ndërtesat legjislative ku pritet të mbahen seanca dhe ceremoni përuruese. Zyrtarët po rishqyrtojnë planet e tyre të sigurisë për t’u përgatitur më mirë për rreziqet e lartë dhe policia në qytetet e mëdha të vendit po përgatitet të vihet në gatishmëri taktike nëse është e nevojshme. Një raport i FBI-së në fillim të kësaj jave paralajmëroi për protesta të mundshme të armatosura në të 50 shtetet.

Për të monitoruar kërcënimet, për të ndarë informacionet dhe për të vendosur se si të dislokohen burimet, FBI-ja gjatë ceremonisë së inaugurimit do të veprojë një qendër të drejtimit të operacioneve gjatë tërë ditës në selinë qendrore dhe në secilën nga 56 zyrat e saj në terren, tha zoti Wray.

“Pozicionimi ynë është agresiv dhe do të qëndrojë në këtë mënyrë gjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit (të Presidentit)”, tha ai. Nënpresidenti Pence u kthye në Kapitol të enjten për herë të parë që kur protesta e dhunshme detyroi personelin e tij të sigurisë që ta dërgonte atë në një vend të sigurt pasi protestuesit ndërprenë punën e tij të mbikqyrjes së procesit të numrimit të votave të Kolegjit Zgjedhor në Kongres.

Pence vizitoi trupat e Gardës Kombëtare të dislokuara jashtë Kapitolit, duke u thënë atyre se ai e kupton mirë rolin e Gardës Kombëtara sepse para se të merrte postin e Nënpresidentit ai ishte guvernator i shtetit të Indianës. “Faleminderit për vendimin tuaj për t’i shërbyer vendit tonë”, tha Nënpresidenti Pence. Ai u tha trupave të Gardës Kombëtare se do të jenë dëshmitarë të transferimit të pushtetit dhe i falënderoi ata për punën e tyre./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I SHQIPTARIT NË ATHINË/ Flet djali i tij: Babai u vra duke na mbrojtur neve pas sherrit për borxhin prej 600 eurosh
Previous article RESHJE DËBORE NË ZONAT MALORE.../ Njihuni me parashikimin për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT