Mijëra mbështetës të kandidatit të krahut të djathtë, Călin Georgescu, protestuan në rrugët e Rumanisë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale në vend.
Rumania po përballet me trazira zgjedhore pasi raundi i parë i zgjedhjeve u anulua për shkak të raporteve mbi ndërhyrje ruse. Protestuesit, të grumbulluar jashtë Gjykatës Kushtetuese në Bukuresht, kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e presidentit aktual Klaus Iohannis, sipas raportimeve nga mediat rumune.
Georgescu, një kandidat pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në fund të nëntorit, por Gjykata Kushtetuese shpalli rezultatin të pavlefshëm në fillim të dhjetorit, duke kërkuar zgjedhje të reja për shkak të parregullsive gjatë procesit zgjedhor. Gjykata konstatoi se votuesit ishin manipuluar përmes një trajtimi të paligjshëm preferencial të një kandidati në mediat sociale.
Ai gjithashtu ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa përpjekjet për të ndjekur rrugën ligjore në Rumanisë kanë rezultuar të pasuksesshme, megjithatë, një apel në Gjykatën e Lartë mbetet një mundësi e hapur.