• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRA NË KAZAKISTAN/ Presidenti urdhëron forcat e rendit të qëllojnë pa paralajmërim mbi protestuesit (FOTO)
Home
Nderkombetare

TRAZIRA NË KAZAKISTAN/ Presidenti urdhëron forcat e rendit të qëllojnë pa paralajmërim mbi protestuesit (FOTO)

7 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Kazakistanit tha në një fjalim televiziv të premten se i ka autorizuar forcat e sigurisë të vendit të “qëllojnë për të vrarë pa paralajmërim”, ndërsa po kërkon t’u japë fund protestave antiqeveritare.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev, tha se ishte “marrëzi” të negociosh me protestuesit, të cilët ai i përshkroi si “kriminelë dhe vrasës”. Udhëheqësi kazak tha se trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur përkohësisht në Kazakistan me kërkesën e tij, për të garantuar sigurinë. Më herët të premten, presidenti tha në një deklaratë se rendi kushtetues kryesisht ishte rivendosur pas trazirave njëjavore në vendin e Azisë Qendrore.

“Autoritetet lokale e kanë situatën nën kontroll. Por terroristët vazhdojnë të përdorin armët dhe të dëmtojnë pronat e qytetarëve. Prandaj, veprimet kundër-terroriste duhet të vazhdojnë derisa militantët të eliminohen plotësisht”, thuhet në deklaratën e presidentit.

Protests Erupt Across U.s. After Charges In Death Of Breonna Taylor Are Announced

 

 

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se të shtënat me armë zjarri mund të dëgjoheshin ende të premten në mëngjes në Almaty, qyteti më i madh i vendit.

Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha në një deklaratë të premten se 26 “kriminelë të armatosur” u “likuiduan”, ndërsa më shumë se 3,000 janë arrestuar. Ministria tha gjithashtu se 18 pjesëtarë të policisë dhe gardës kombëtare janë vrarë që nga fillimi i protestave.

Demonstratat nisën në fund të javës së kaluar në pjesën perëndimore të vendit në shenjë proteste ndaj dyfishimit të çmimeve të karburanteve. Por, për shkak se ato janë përhapur në të gjithë vendin shumë shpejt dhe janë rritur shumë, disa vëzhgues politikë pohojnë se ato pasqyrojnë pakënaqësi më të gjerë në vendin që ka jetuar nën autoritarizëm që nga shpallja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Y

Në një video nga rrugët e Almatyt, shihen forcat e sigurisë, disa me automjete të blinduara, duke qëlluar vazhdimisht mbi një turmë protestuesish në sheshin e Republikës. Një përfaqësues i njërit prej grupeve të protestuesve tha për Radion Evropa e Lirë se shumica e njerëzve në shesh ishin të paarmatosur.

Agjencia ruse e lajmeve Tass tha të enjten vonë se sheshi ishte pastruar nga protestuesit, por të shtënat sporadike vazhduan. Agjencitë Reuters dhe Associated Press raportuan gjithashtu për të shtëna sporadike.

Shtypja e dhunshme e së enjtes ndodhi një ditë pasi protestat, që filluan ditë më parë për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, u bënë të dhunshme dhe mijëra njerëz, disa orej tyre të armatosur me shkopinj dhe mburoja, dolen në rrugë, duke sulmuar ndërtesat qeveritare dhe duke u vënë flakën disave, përfshirë edhe rezidencën e presidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çdo të ndodhë nesër në selinë e PD, a ka bazë kërcënimi i Berishës për dhunë?!
Previous article COVID-19 NË ITALI/ Shifra të larta të infektimeve, regjistrohen 108,304 raste të reja në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT