• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TRASHËGIMI QË NUK HARROHET”/ Udhëheqësit botërorë ngushëllime për vdekjen e liderit të fundit sovjetik Mikhail Gorbachev
Home
Nderkombetare

“TRASHËGIMI QË NUK HARROHET”/ Udhëheqësit botërorë ngushëllime për vdekjen e liderit të fundit sovjetik Mikhail Gorbachev

31 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, në Moskë.

Pikëllim, admirim, mirënjohje: Pas vdekjes së Mihail Gorbaçovit politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota kanë vlerësuar nobelistin e Paqes dhe kreun e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur “thellësisht i prekur” për vdekjen e ish-presidentit sovjetik, Mihail Gorbaçov duke e vlerësuar atë si një “burrë shteti unikal” që ka ndryshuar rrjedhën e historisë. “Ai ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër për dhënien fund të Luftës së Ftohtë”, u shpreh Guterres.

Presidenti amerikan, Joe Biden e cilësoi Gorbaçovin si politikan me “horizont të jashtëzakonshëm”. Si kreu i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik ai punoi së bashku me presidentin e atëhershëm, Ronald Regan për të reduktuar arsenalin e armëve bërthamore. Në vendin e tij Gorbaçov nisi rrugën e “reformave demokratike pas dekadash të shtypjes brutale politike”. Gorbaçov nuk e pa “glasnostin” dhe “perestrojkën” – hapje dhe reformim “thjesht si slogane”.

Trashëgimi që nuk do të harrohet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ngriti lart veçanërisht rolin e Gorbaçovit për Europën. Ai luajti rol vendimtar për rënien e Perdes së Hekurt, shkroi von der Leyen në twiter. Ajo e vlerësoi Gorbaçovin si një lider të besueshëm dhe të respektuar. “Ai hapi rrugën për një Europë të lirë. Këtë trashëgimi ne nuk do ta harrojmë kurrë.” Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e vlerësoi Gorbaçovin si luftëtar për paqen dhe i shprehu ngushëllimet familjes, miqve të tij dhe popullit rus. Gorbaçov ka qenë një njeri, që ia kushtoi jetën me angazhim të madh paqes dhe lirisë, shkroi Michel në twitter.

Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron e vlerësoi Gorbaçovin si “njeri të paqes, vendimet e të cilit i hapën rusëve rrugën për lirinë.” Më tej Macron vlerësoi se “angazhimi i tij për paqen në Europë ka ndryshuar historinë tonë të përbashkët.”

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se “se e kam admiruar gjithmonë guximin dhe integritetin që ai tregoi, kur i dha fund Luftës së Ftohtë.” Kryeministri në largim duke iu referuar luftës që nisi Putini në Ukrainë tha, se “në kohët e agresionit të Putinit në Ukrainë angazhimi i tij i palodhur (i Gorbaçovit) për hapjen e shoqërisë sovjetike është një shembull për ne të gjithë.”

Pa Gorbaçovin nuk do kishte bashkim të Gjermanisë

Në Gjermani Gorbaçov ka qenë shumë i vlerësuar për kontributin e tij për bashkimin e Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil vlerësoi Gorbaçovin për rolin e tij në përfundimin e Luftës së Ftohtë. “Pa të revolucioni paqësor nuk do të ishte zhvilluar aq paqësisht, dhe ndoshta bashkimi gjerman nuk do të ishte kryer”, shkroi Klingbeil në twitter. Kurse kreu i CSU-së, Markus Söder e vlerësoi Gorbaçovin si një njeri të “që më parë se të tjerët i i kuptoi shenjat e kohës, përfundoi Luftës e Ftohtë dhe mundësoi një periudhë të gjatë të paqes.” Söder theksoi se “rrugën e bashkimit të Gjermanisë ai e hapi pa hezitim.”

Ministrja gjermane e Arsimit, BettinaStark-Watzinger shkroi në twitter se Gjermania i është shumë mirënjohëse Gorbaçovit. “Ai inicioi fundin e Luftës së Ftohtë, mundësoi bashkimin gjerman dhe i dhuroi vendit të tij një moment demokratik.” Kurse kreu i Partisë Kristiiandemokrate, CDU, Friedrich Merz u shpreh se “pa Mihail Gorbaçovin bashkimi gjerman nuk do të kishte qenë i mundur. CDU mban zi për një burrë shtetit, të cilit Gjermania mund t’i besonte, e që na besonte.” “A mund ta ndryshojë një njeri i vetëm botën? Po. Mundet. Jo me dhunë, jo me tanke, me tërheqje të 350.000 ushtarëve sovjetikë nga Gjermania. Liri për miliona vetë në Europën lindore. Bashkimi gjerman. Të pamendueshme pa Mihail Gorbaçovin”, shkroi ish-kreu i CDU-së, dhe politikani gjerman, Armin Laschet.”/DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA E FIERIT KONTROLLE TË BEFASISHME/ I gjenden mijëra euro e paund, procedohet për pastrim parash 28-vjeçari...
Previous article FENOMENI I RRALLË/ 33-vjeçarit i fryhet koka pasi shkoi në plazh, habitet ekipi mjekësor

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT