• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSPORTONTE KOKAINË/ Tentoi t’i shpëtonte postbllokut dhe përplas policët me makinë, plagoset nga efektivi trafikanti në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRANSPORTONTE KOKAINË/ Tentoi t’i shpëtonte postbllokut dhe përplas policët me makinë, plagoset nga efektivi trafikanti në Tiranë

22 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti kokaine (i cili po transportonte 1 kg kokainë) në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Kur trafikanti ka rrezikur jetën e efektivëve duke i dhënë shpejtësi mjetit, në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje kë qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Personi i plagosur quhet Enea Sulejmani dhe është plagosur në inde të buta. Plumbi nuk i ka prekur asnjë organ jetësor.

Në vendngjarje ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Policia dhe Prokuroria po bëjnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë

Tiranë

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Ad
Has Dodge Done it Again? Fully Redesigned 2024 Dodge Ram 1500 Is Finally Here
All-New Dodge Ram
Learn More
Sponsored Links
Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në bodrumin e një banese
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Drejt Fushë-Krujës për të shitur dy mina me telekomandë, policia i prish planet 24-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT