• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Transportonte 100 kilogramë drogë në thasë, ky ishte detaji që fundosi “babagjyshin” shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

Transportonte 100 kilogramë drogë në thasë, ky ishte detaji që fundosi “babagjyshin” shqiptar

24 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Falë një informatori, policia italiane ka arritur që të kapë një të ri shqiptar i cili po qëndronte në një objekt turistik në Solferino.

Plot 95 kilogramë drogë e llojit marijuanë u gjet e paketuar në çanta të zeza të mëdha, që ngjanin me thasët e babagjyshave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Operacioni u krye pasditen e djeshme dhe karabinierët arritën që të zbulonin ku fshiheshin edhe 650 euro të fituara si rezultat i shitjeve të drogës.

24-vjeçari me origjinë shqiptare , i cili ka inicialet H.E vu në shënjestër pas një pune të gjatë vëzhgimi dhe analize, duke marrë informacion nga burime të ndryshme konfidenciale.

Qëllimi ishte që t’i jepej një goditje e fortë shpërndarjes së drogës para festave, pasi kishin vënë re një shtim të personave të dyshimtë në zonë para periudhës së Krishtlindjeve.

Policia tha se nga burime të sigurta gjeti se në këtë zonë kishte qytetarë shqiptarë që tregtonin marihuanë.

Gjatë kontrollit është zbuluar se shqiptari kishte qenë në zonë prej disa muajsh. Pasi u identifikua edhe dhoma e tij, 24 vjeçarit iu gjet tre çanta të mëdha të zeza, që kishin brenda disa pako me drogë me peshë rreth 1 kg secila, dhe dy qese plehrash që kishin brenda marijuanë të paketuar, si dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu brenda makinës së të riut, një “Chevrolet Matiz” me ngjyrë të kuqe, policët kanë gjetur një pajisje për paketimin pa ajër të dozave, ndërsa H.E. kishte edhe një shumë prej 650 eurosh në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Vlera totale e gjithë drogës sipas policisë italiane shkon në rreth 600 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTIVALI I KËNGËS/ Momenti kur publiku këndon në kor me Alban Skënderajn (VIDEO)
Previous article MIRËMËNGJES SHQIPËRI/ Moti sot, meterologët njoftojnë shanse për shira

k.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT