• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TRANSPORT FALAS PËR…”/ Premton Bogdani: Nëse bëhem kryetar Bashkie do rregulloj trafikun në Tiranë
Home
Politikë

“TRANSPORT FALAS PËR…”/ Premton Bogdani: Nëse bëhem kryetar Bashkie do rregulloj trafikun në Tiranë

10 November, 2022 F.autor Politikë

Kandidati për primaret në PD-së, Gert Bogdani premton se nëse do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të zgjidh problemin e trafikut në kryeqytet! I ftuar në Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bogdani ka shpalosur premtimet e tij, ku ka deklaruar se do rregulloj trafikun, që që duhet vetëm 1 orë punë tha ai, e teksa premtoi se do të ofrojë edhe transport publik falas për fëmijët në fillore, si një formë edhe për të ulur trafikun.

“Ju ka rastisur në rrugët kryesore të Tiranës, në momentin që kalon semafor jeshil, hapet direkt i kuqi, kjo do 1 orë punë programim, për këtë s’e vret mendjen kryetari. Një problem tjetër është transporti publik, kjo është një gangrenë totale. Bashkia vjel taksën për arsimit, qytetarët ia paguajnë, shtetit, bashkisë, por e paguajnë edhe tek biznesi, ndërkohë, Bashkia bën shkolla 6 mln euro, me këto para që ia vjedh kalamajve, mund të kishte bërë 4-5 shkolla më shumë dhe nuk do kishte shkolla me turne, ne po studiojmë që të ofrojmë transport falas në ciklin fillor, lehtëson prindërit dhe trafik. Lekët, nuk vjedh, por i investon”, tha Bogdani.

Një tjetër pikë ku ai është ndalur janë te ndërtimet, ku sipas tij, do të krijojë një tjetër prespektivë të zhvillimit të qytetit. AI tha se nuk do të ndalë ndërtimet, por sipas tij, do t’i bëjë ato me një plan të detajuar në mënyrë që çdo qytetarët të gjejë të gjitha shërbimet e duhura në lagjen e tij. Ky plan, sipas Bogdanit, do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të apartamenteve.

“30 mijë apartamente të pashitur, me 4000 euro m katror, po kush e blen këtë? Ciftet e reja dhe sikur të punonin të 2 me punë normale, nuk e përballojnë dot këtë çmim, në Tiranë, industria e ndërtimit, përdoret për të pastruar para. Zhvillim me prespektiv të qytetit, do bëj unë, zhvillim që nuk është sot për sot, por për të ardhmen, ke vende që ke dendësinë më të madhe se në Kinë, do bëjmë më hartë të dendësisë dhe shërbime. Në Unazën e re, ke një zonë 100 mijë banorë, ku nuk ke shkolla, do zhvillohet me hapësira të gjelbrat, jo vetëm beton. Tirana mund të ishte zhvilluar drejt kodrave, apo Bulevardit. Ajri, zgjidhet duke ulur trafikun dhe ndërtimet, një trotuar duhet 50 javë, dhe ne do i mbyllim në kohë punimet, sidomos punët publike”, shtoi Bogdani.

Krijimi i parqeve të reja në lagje, apo edhe ndërtimi i një pallati të ri të lojërave me dorë, janë disa premtime të tjera të Bogdanin, e ndërsa nuk i ka ndalur akuzat edhe për kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. Ai tha se Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’ po lihet në degradim pasi ka plan për t’u bërë pallat.

“Parqe të reja të Tiranës në lagje, e të mos bëjnë vrap te parku i Liqenit. Ndërtimi i ambienteve sporteve jashtë qendrës, krijimi i pallatit të lojërave me dorë, ‘Asllan Rusi’ po lihet të degradohet që të bëhet pallat”, tha ai.

Në studion e Report Tv, Bogdani ka prezantuar edhe 3 shtyllat kryesore të platformës së tij.

“Jo të heqim thjesht një kryetar Bashkie të majtë, por të ndryshojmë frymën e qytetit, dinjitet dhe respekt, duhet të respektohen të gjithë qytetarët, nga ai shitësi i kokoshkave te biznesmeni i fuqishëm, një qytet që ofron mirëqënie, që të rinjtë të investojnë në Tiranë, perspektivë dhe vizion, qytet që ndërtohet sot për nesër, jo sot për sot, ndërtohen kulla, dhe pastaj se ku janë kanalizimet, se ku janë rrugët nuk e vret njeri mendjen”,shtoi Bogdani.

Sa i takon bashkimit me palën tjetër të PD-së, Bogdani nuk ka një plan konkret se si kjo mund të arrihet, në një kohë kur grupi i Alibeajt është kundër primareve dhe paralajmërojnë që do të dalin me kandidatët e tyre. Përtej kësaj, për Bogdanin, primaret, do i bashkojnë demokratët në qëllimin e përbashkët që të fitojnë zgjedhjet.

“Të gjithë përbashkohen te kjo pikë, për shkak të marrëdhënies së punë, nuk ka demokrat të njërit apo të tjetrit, janë qytetar me vetëdije politike, me vetëdije të votës së tyre, që i vuajnë problemet e qytetit në përditshmëritë e tyre, i vuajnë të gjithë, janë njerëz që kërkojnë shpresë, ndryshim dhe unë këtë do e jap për të mirën e çdo qytetari të Tiranës. Ka një trafik të paparë në Tiranë, aty nuk ke demokrat të Bashës, Berishës, Alibeaj, apo socialistë të Ramës, Veliaj, aty janë të gjithë. Problemet dhe hallet e Tiranës nuk pyesin kë ke votuar, ne do i japim zgjidhje për problemet e qytetarëve”, shtoi kandidati.

Në fund, ka vlerësuar edhe aleancën në Partinë e Lirisë, duke thënë se çdo bashkëpunim me partitë opozitare, është i nevojshëm, teksa ka listuar edhe karakteristikat që e veçojnë atë nga kandidatët e tjerë.

“Duhet të vlerësojnë eksperiencën, kemi vendosur disa standarde që sot i qëndrojmë! Puna ndërvite me strukturat, një punë konstante gjithmonë në terren, dhe larg kamerave, një kompleks karakteristikash, marrëdhëniet me jashtë ndër vite, se është e rëndësishme për të marrë mbështetje nga jashtë dhe puna si aktivist në jetën shoqërore të vendit”, tha Bogdani në studion e Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSE DONI TË DUKENI TOTALISHT UNIKE/ Merrni parasysh këto modele thonjsh
Previous article E TRISHTË/ Aktori i njohur shqiptar humb të ëmën

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT