Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Përballë” Lutfi Dervishi, i njohur për dozat e forta të ironisë, ka komentuar nivelin e formimit të një pjesë të deputetëve shqiptarë.
Teksa njofton për vijushmërinë e programacionit në “RTSH shkollë”, Dervishi shkruan:
“RTSH shkollë transmeton lëndët e arsimit fillor nga ora 13:45 deri në 15:25. Një rast shumë i mirë edhe për disa deputetë që kanë diplomën e shkollës së lartë…”, nënvizon Dervishi. (TemA)


