Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur që të shtyë dixhitalizimin me katër muaj pas ankesave të shumta të qytetarëve prej ditës së djeshme kur u fik sinjali në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit. Kreu i AMA-s, Gentian Sala në një konferencë për mediat deklaroi se sinjali analog do të rindizet edhe për katër muaj, deri në datë 15 janar të vitit 2019. Sipas tij, nga dita e djeshme pas fikjes së sinjalit ka pasur një numër jashtëzakonisht të lartë ankesash.
Kemi vendosur rindezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për tu pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. ne kemi detyrim për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numërime.
Gentian Sala