• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSFORMOHET TIRANA/ Rregullohet gjithë blloku i banimit prej 57 hektarësh në lagjen Allias në njësinë…
Home
Sociale

TRANSFORMOHET TIRANA/ Rregullohet gjithë blloku i banimit prej 57 hektarësh në lagjen Allias në njësinë…

24 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet për rikualifikimin urban të gjithë lagjes së “Alliasit” në njësinë 4 në kryeqytet, që shtrihet në një sipërfaqe prej 58 hektarësh dhe ku përfshihen 35 segmente rrugore dhe sheshe.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetit, Sadri Abazi, inspektoi punimet që po kryhen, ndërsa theksoi se ndryshimi në këtë pjesë të Tiranës është i madh.

Veliaj: “Megjithëse është një vapë jashtëzakonshme, i jashtëzakonshëm është mundi i atyre që po punojnë për të sjellë Tiranën në terezi, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Jemi sërish në njësinë 4, një njësi e cila për faktin që ishte pjesë e Bregut të Lumit, për faktin që kishte shumë zona informale, konsiderohej një llaf i pistë në Tiranë. Sot e kemi ndryshuar këtë realitet. Bregu i Lumit jo vetëm është sinonim i shkollave, kopshteve, çerdheve të reja por i shumë prej blloqeve që po transformohen dhe mesazhi që duam të japim, nuk ka rëndësi nëse je kuksian, apo nëse je sarandiot; nëse je dibran apo përmetar. Kush jeton në Tiranë do trajtohet si kryeqytetas”.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se investimi i ka rritur gjitha vlerën pronave në këtë zonë, ndërsa falënderoi banorët për bashkëpunimin që kanë treguar për ti hapur rrugë një projekti me të gjitha standardet.

Veliaj: “Sigurisht, kur erdhëm në fillim, njerëzit ankoheshin për infrastrukturën përreth shtëpive, sot krenohen për infrastrukturën përreth vilave. Janë të njëjtat ndërtesa po ndryshoi fjala nga shtëpi në vilë, për faktin që edhe ulja e mureve, edhe estetika, edhe lejimi i trotuarit, një bashkëpunim model. Dua të falenderoj nga zemra qytetarët model të njësisë 4, administratorin dhe deputetin që i kanë qëndruar në kokë deri në detaje projektit dhe besoj që sot, me rritjen e vlerës së pronës, me aksesin më të shpejtë për shërbime në Tiranë, me siguri më të madhe për fëmijët që shkojnë në shkollë, kemi rritur ndjeshëm dinjitetin e atyre qytetarëve që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, për të krijuar një minimrekulli në njësinë 4, në Tiranë”.

Ndërsa deputeti, Sadri Abazi, falenderoi Bashkinë e Tiranës që bëri të mundur një transformim kaq të madh dhe që para tre vitesh as që mund të mendohej se do të ndodhte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN TITULLIN/ Klopp: Jemi me fat që kemi një nga SULMUESIT më të mirë NË PLANET
Previous article PRAKTIKAT NË MEPJ/ Njoftimi: Ja si mund të aplikoni për të punuar në dikasterin e Punëve të Jashtme

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT