• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSFORMOHET “PARKU RINIA”/ Gati për të pritur të vegjlit nesër për 1 Qershorin (FOTO)
Home
Sociale

TRANSFORMOHET “PARKU RINIA”/ Gati për të pritur të vegjlit nesër për 1 Qershorin (FOTO)

31 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

“Parku Rinia” është gati të presë nesër, në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit, me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese. Me largimin e kioskave të paligjshme 20 vite më parë, ky park u kthye në një hapësirë çlodhëse për qytetarët, ndërkohë nga sot mund të quhet tërësisht i transformuar sepse përshtatet me kënde lojërash për më të vegjlit, mjedise për të moshuarit dhe dashamirësit e parqeve.

Teksa po i jepet dora e fundit, para hapjes së nesërme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Parku Rinia është një tjetër pikë tërheqëse që i shtohet kryeqytetit, njësoj si Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej apo Kalaja e Tiranës. “M’u kujtua 1 Qershori i para 4 viteve, kur hapëm parkun e lodrave te Liqeni. Mbaj mend se nga 100 ditë që punuam aty, u bënë 78 protesta. Sa herë që ndodh ndonjë gjë e bukur, do ketë sherr e shamatë, përfshirë edhe Parkun Rinia. Parku Rinia ka firmën e Edi Ramës, i cili e pastroi nga gjirizi i madh i kioskave të të fortëve atëherë kur askush nuk e mendonte se mund të bëhej. Atëherë isha student dhe ndoshta kjo ka qenë xixa e parë, sepse thashë: ‘Po, Shqipëria mund të bëhet dhe ia vlen të kthehesh! Po, mund të transformohet dhe të bëhet një vend modern!’ Më vjen mirë që pas pastrimit, tani po bëjmë edhe një transformim të parkut”, theksoi Veliaj.

Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, “Parku Rinia” ka edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka shërben jo vetëm si një mur akustik, por nxit  edhe aktivitete fizike për fëmijët. Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe moshës së tretë, ku janë vendosur stola, por edhe tavolina shahu.

“Në shumë prej parqeve, edhe te Liqeni, edhe te 1 Maji, apo në disa zona të tjera, kemi vendosur tavolina për shah dhe domino. Më vjen mirë që gjyshërve u kemi rezervuar një hapësirë të veçantë edhe këtu. Nëse duan të miksohen me fëmijët, kemi edhe disa shkallë te amfiteatri, ku mund të ulen dhe të shijojnë nipat dhe mbesat. Por nëse duan të luajnë vetë, kemi një hapësirë edhe për ta”, deklaroi Veliaj.

Një gjetje unike është edhe baseni ujor që rrethon “Monumentin e Pavarësisë”, i cili në jo pak raste është vandalizuar.

“Një nga keqardhjet që e para që kam patur kur nisa detyrën në bashki, ishte fakti se si simboli që celebron një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë, ishte kthyer në një vend ku urinohej. Mbulimi me ujë dhe kthimi në një ishull, ku qëndron si një piedestal mbi ujë, apo ndoshta edhe një mini-instalacion i stilit japonez që mund të bëjmë aty, e zgjidh edhe çështjen e vandalizimit”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunim të qytetarëve dhe theksoi se nuk është zgjidhje vendosja e stërkëmbëshave për të penguar punët e këtij qyteti. Veliaj shtoi se ashtu si “Parku Rinia”, do të ndërtohet edhe Teatri i ri Kombëtar.

“Mjafton të bëjmë një inventar të punëve në Tiranë, jo vetëm të Bashkisë, por duke filluar nga Muzeu i Gjetheve, Bunk Art-i, Marubi, Muzeu Mesjetar në Korçë, te Teatri i Operas dhe Baletit, restaurimi që i është bërë Pazarit të Ri – pra qartazi, këtu po debatojmë me njerëz që e kanë një CV shumë të pasur të veprave konkrete që kanë përmirësuar jetën në Tiranë. Por, kjo do pak besim, më pak cinizëm, më pak dyshim, më pak të qenit skeptik dhe të vënies së stërkëmbëshave dhe më shumë bashkëpunim”, tha ai, teksa shtoi se Tirana është kujdesur që krahas zhvillimit me hotele me 5 yje, të ketë edhe parqe.

Krahas një hapësire të veçantë që i është dedikuar atyre që dëshirojnë të luajnë me katërputroshët, janë krijuar mini-sheshe për fëmijë e të moshuar, ndërsa është bërë shtrimi i rrugicave me gurë dekorativ dhe është vendosur dhe sistem i ri ndriçimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" MOTI NË GREQI/ Reshje të forta shiu, breshëri mbulon rrugën (VIDEO)
Previous article SOT MBLEDHJA E FUNDIT PARA AFATIT "31 MAJ"/ Marrëveshja në Këshillin Politik ndahet nga 3 "pikat e nxehta"

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT