
Ish-këngëtarja Burbuqe Rada
Burbuqe Rada dikur ka qenë një prej këngëtareve me emër të para viteve ’90.
Por ndërsa prindërit tanë dikur e shikonin në televizion, sot mund ta takojmë tek zyrat e Postës Shqiptare, ku punon prej vitesh.
Ishte Olti Curri që tregoi në faqen e tij në Facebook se rastësisht, dje takoi këngëtaren në zyrat e postës së shtetit.
Ai postoi një foto të këngëtares kur konkurronte në Festivalin e RTSH-së dhe pyeti njerëzit:
“Sot në zyrat e Postës Shqiptare takova këtë këngëtare që mësova se punonte aty. A dini të më thoni si quhet?”
Sot ne zyrat e Postes Shqiptare takova kete kengetare qe mesova se punonte aty…a dini te me thoni si quhet ?
Posted by Olti Curri on Montag, 11. Dezember 2017
Shumë njerëz komentuan me emrin e këngëtares, e cila me këngë si “Dashurinë tonë përshëndesim” apo “Mes dritash”, u bë një emër shumë i njohur në shtëpitë shqiptare para viteve ’90.
Sikurse ka treguar në një intervistë për “Panorama” në 2012-ën, pas viteve ’90 u largua jashtë vendit dhe u përpoq të jetonte përmes muzikës, duke luajtur muzikë live me grupe muzikore.
Por do të kthehej përsëri në Shqipëri, ku tani mund ta takoni nëse shkoni ndonjëherë të tërhiqni ndonjë pako.
Siç thotë, këtë punë e bën për arsye financiare, e megjithatë ndihet me fat që një e njohur e ndërmjetësoi që ta zinte këtë vend në postë.
Ndërkaq, s’mund të harrojmë se kompozitori Tish Daija i besoi asaj kompozimin e tij për festivalin e vitit 1981, ku u bë e njohur me këngën “Ngremë dollinë“.


