• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TRANSFORMIMI I PAZARIT TË RI/ TID Tirana solli rritje me 43 % të bizneseve dhe vlerë më të lartë pronës
Home
Ekonomi

TRANSFORMIMI I PAZARIT TË RI/ TID Tirana solli rritje me 43 % të bizneseve dhe vlerë më të lartë pronës

3 March, 2020 F.autor Ekonomi

Zona TID Tirana, e inkorporuar në projektin e Pazarit të Ri, ka transformuar në një pol të rëndësishëm zhvillimi të gjithë këtë pjesë duke ndikuar në rritjen me 43 % të bizneseve dhe vlerë më të lartë pronës.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin e ri për “Zonat TID”, bashkëpunimi i Fondit Amerikano Shqiptar të Ndërmarrjeve (AADF), me Bashkinë Tiranë dhe qeverinë shqiptare bëri që zona të ndryshonte krejtësisht pamje dhe menaxhim”.

Kësaj iniciative më pas i janë bashkuar bizneset e zonës, të cilat kanë investuar rreth 7.7 milionë dollarë. Shifër kjo e angazhuar në biznese të reja dhe në ato ekzistuese. Investimi i lartëpërmendur është reflektuar dhe në tregues të tjerë.

Në zonën e Pazarit të Ri, 43% e bizneseve të anketuara shprehen se kanë rritur shitjet dhe  41% e bizneseve kanë pasur vlera të shitjeve në nivele të njëjta dhe vetëm 16% kanë patur shitje më të ulëta.

Një ndër indikatorët më të rëndësishëm të projektit është frekuentueshmëria. Rekordi i regjistruar arriti shifrën e 15 000 vizitorëve në ditë” shkruhet në relacionin e projektligjit “për Përmirësimin e Zonave të Biznesit”, citon relacioni që është depozituar në Kuvend.

Në relacion jepen detaje të asaj çfarë ka ndodhur në zonën e Pazarit të ri të Tiranës.

Referuar relacionit, investimi në zonën e Pazarit të Ri duket se ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e vlerës së pronës, e cila, sipas referimeve të Bashkisë Tiranë është 30-40 % më e lartë. E shprehur ndryshe, nga vlera 700 deri 850 euro/m2 tani vlera e pasurive apo e objekteve të banimit shkon më shumë se 1 300 euro/m2

Në total në hapësirën në fjalë operojnë rreth 374 biznese, nga të cilat 168 ushtrojnë aktivitetin tek markata e fruta-perimeve. Brenda Pazarit operojnë 68% e bizneseve dhe 32% ndodhen jashtë tij. Tipologjia e bizneseve është e shumëllojshme. Sipas shifrave zyrtare, 54.2 % e tyre janë shitës ushqimorë (bulmet, fruta-perime, peshk etj.) 16.5% e tyre janë biznese të tjera joushqimore dhe 17.5% janë kryesisht restorante dhe kafe .

Aktualisht, shoqata TID Tirana ofron shërbimet e pastrimit shtesë të zonës, të sigurisë private në zonë, të magazinimit të produkteve të markatës së frutave e perimeve, si dhe të konsulencës për bizneset në lidhje me programet e granteve dhe të shfrytëzimit të hapësirës publike, në koordinim me Bashkinë Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përse Lulzim Basha duhet ta mbështesë Ilir Metën?
Previous article FOTOLAJM/ Kur e ke të dashurin... romantik

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT