• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAKTORISTE, KAMIONISTE, BUKUROSHE DHE YZMEQARE/ Femrat e prapambetura tiranase sipas Partisë së Punës sot e 70 e kusur vjet
Home
Dossier

TRAKTORISTE, KAMIONISTE, BUKUROSHE DHE YZMEQARE/ Femrat e prapambetura tiranase sipas Partisë së Punës sot e 70 e kusur vjet

3 November, 2018 Isa.Autor Dossier

Sa herë qe vjen nandori m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminis sime në shtëpi si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit” qofshin këta vendali ose jo.

Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot.

Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turlilloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’.

Ahhhh… po, mbase kur Kurt Pasha i Beratit më 1787 kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën udhnat e tija, gjë që tironasit ishin vetmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën s’flisnin SHQIP. Nejse, se humba fillin.

Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj ,  bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen? Kush vazhdon ende ta bëi?

Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar. Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmi. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte egzistu më parë se 1944. Bota ecën me kalendar para e mbas Krishtit kurse tek ne jo, para 1944 s’kishte gjë.

Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130% rritje, matematikë analfabetësh.

Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe yzmeqare akoma më shumë… ehu!

Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit t’femrave katolike t’Shkodër lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?!

Kështu propaganda kuqe hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase. Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998 s’tregoi nga friga komuniste ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur nga bashkombasi keqdashës.

Ama, Partia trumpetonte prapambetje ndër këta femra vendalie të kryeqytetit. Sikur ishin të padalme, të paveshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje ishin rritur ashtu.

Njëra përfundoi duke shitur qymyr prej urrejties inferiore. Halla e tim eti fliste 3 gjuhë të huaja etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Pse habiteni? Ilir Meta nuk ka ndryshuar
Previous article "NUK E JAP JETËN PËR BASHKËSHORTIN"/ Deklarata e Aulona Mustës na "befasoi" por e tha publikisht (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT