• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Trajneri i McGregor bën listën e rivalëve të irlandezit
Home
Sport
Individuale

Trajneri i McGregor bën listën e rivalëve të irlandezit

17 February, 2018 Q.Autor Individuale, Sport

John Kavanagh, trajneri i kampionit irlandez të arteve marciale mikse Conor McGregor, i ka të qarta idetë në lidhje me rivalin e radhës së “nxënësit” të tij. Sipas tij, McGregor duhet fillimisht të përballet me fituesin e duelit mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov e më pas të kompletojë triologjinë ndaj rivalit të tij më të egër, Nate Diaz. “Conor dhe Nate kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre, për sa i përket rivalitetit në kafaz dhe respektit që kanë ndaj njëri-tjetrit, si dy kampionë dhe ikona të MMA-së. Një përballje mes tyre do të jetë sërish magjike. Por unë mendoj se Conor duhet të vendosë disa përparësi, duke dueluar fillimisht me fituesin e duelit Ferguson-Nurmagomedov dhe më pas ndaj Diaz”, u shpreh Kavanagh në një intervistë për “The Mac Live”.

Që nga koha kur Conor dhe Nate kanë dueluar për herë të fundit mes tyre, në gushtin e vitit 2016, irlandezi ka zhvilluar vetëm një sfidë tjetër në kafaz dhe më pas ka dueluar në një përballje boksi me Mayweather. Por edhe Diaz ka gati dy vjet që nuk duelon në kafaz, që pasi humbi revanshin, por këtë vit ka deklaruar se do të rikthehet sërish aktiv. “Mbetem i mendimit se Conor është një kampion dhe duhet të rimarrë titujt që iu hoqën ndaj fituesit të duelit mes Ferguson dhe Nurmagomedov. Por të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Nate, të zhvillojë një duel ndaj Tyron Woodley fillimisht, pasi kam dëgjuar që dy sportistët janë të interesuar për këtë sfidë. Dhe më pas të mendojmë për sfidën e madhe Diaz-McGregor, që mendoj se do të thyejë çdo rekord shikueshmërie”, tha Kavanagh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Portieri “fsheh” vdekjen e djalit, pastaj shpërthen në lot…
Previous article VIDEO/ Gol në ndeshjen Udinese – Roma. Strootman supergol

Q.Autor

Postime të ngjashme

FSHF MBYLL BASHKËPUNIMIN ME GENT MAHMUTIN/ Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova Futboll

FSHF MBYLL BASHKËPUNIMIN ME GENT MAHMUTIN/ Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

MESSI NDALOHET TË FITOJË TOPIN E ARTË? Vjen reagimi zyrtar pasi u konsiderua favoriti kryesor Futboll

MESSI NDALOHET TË FITOJË TOPIN E ARTË? Vjen reagimi zyrtar pasi u konsiderua favoriti kryesor

UEFA CONFERENCE LEAGUE/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë Futboll

UEFA CONFERENCE LEAGUE/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT