• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Trajneri i kërkon lojtarëve të mos gjejnë justifikime, zbardhet fjalimi i Gjokës
Home
Futboll

Trajneri i kërkon lojtarëve të mos gjejnë justifikime, zbardhet fjalimi i Gjokës

22 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u kërkon të tijve që të bëjnë maksimumin në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Për të nuk ka më justifikim për asnjë rezultat negativ që mund të ketë skuadra në këtë pjesë të dytë të sezonit. Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga lojtarët dhe të marrin mbi vete përgjegjësitë që u takojnë.

“Nuk ka më vend për justifikime. Mendoj se kemi bërë më të mirën në merkaton tonë dhe tani mendoj se kemi një skuadër të plotë.

Nuk duhet që të gjejmë më justifikime, por të gjithë të bëjmë më të mirën, në mënyrë që ta kalojmë këtë situatë dhe natyrshëm të largohemi sa më shpejt nga ky pozicion që ndodhemi në renditje. Mendoj që, primare, për ne është që të dalim nga ngërçi ku jemi dhe pastaj gjërat e tjera hap pas hapi.

Por, nuk ka më vend për ne për t’u justifikuar. Tani duhet që të mendojmë në çdo takim për të marrë më të mirën”, u shpreh tekniku i shkodranëve në prononcimin e tij për mediat.

TË RINJTË

Vllaznia po bëhet gati për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti, por tek ajo është ende një çështje që pret zgjidhje. Bëhet fjalë për lojtarët e rinj që nuk u grumbulluan me ekipin në stërvitjen e Ulqinit.

Kjo ka krijuar shumë pakënaqësi për më tepër që ditët e fundit, dy prej këtyre lojtarëve të rinj, pikërisht sulmuesi Pusi dhe mbrojtësi Isufi janë grumbulluar me Kombëtaret U-20 dhe U-19, sepse kanë vlera dhe jo më kot kanë marrë ftesën nga këto ekipe.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje në lidhje me këtë çështje, trajneri Gjoka deklaron se këta futbollistë janë në planet e Vllaznisë. “Ne nuk i kemi lënë jashtë, por projekti madhor është Vllaznia.

Unë i kam ndjekur këtë lojtarë, madje kam kontaktuar edhe trajnerin e skuadrës U-21. Tani për këta lojtarë është një test. Përveç këtyre të dyve, është edhe Hyseni dhe janë që të tre në fokusin tonë. Unë dëshiroj ta kalojnë këtë test e të jenë më pas edhe pjesë e ekipit U21. Ndërsa Isufi ka disa vite që është rregullisht pjesë e këtyre ekipeve kombëtare.

Gjoka

MUNGESAT

Pas Olsi Gocajt, edhe Denis Pjeshka mund të humbasë takimin me Kukësin. Mbrojtësi tjetër i kuqebluve, që u mendua se ka kaluar problemet e dëmtimeve pas përballjes miqësore me Tërbunin, mësohet se ka shfaqur sërish probleme.

Ai mund të mos jetë plotësisht i gatshëm për këtë sfidë dhe, nga ana tjetër, edhe tekniku Gjoka me sa duket po harton formacionin pa përfshirë në 11-shen e tij edhe Pjeshkën.

Gjoka ka provuar edhe në miqësoren me Tërbunin sërish Ruqin që të luajë në krahun e djathtë. Ai, pasi ka zhvilluar tre takime si mbrojtës i majtë, tashmë ka mundësinë që të tregojë vlerat në pozicionin e tij natyral, atë të mbrojtësit të djathtë. Kjo me sa duket do ta zbusë sadopak dy mungesat që tekniku Gjoka do të ketë në përballjen me kampionët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Olti Currin e ngatërrojnë për psikolog, ja përgjigjja e tij EPIKE (FOTO)
Previous article KRAHASIMI MES DY SIMOBLIKAVE/ Si duken dy MEDIALIONET italane dhe greke të ushtarëve. Ndryshimet mes tyre

Q.Autor

Postime të ngjashme

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi Futboll

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C Futboll

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool Futboll

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT