Një vajzë i ka dhënë fund jetës pas refuzimit të të dashurit për t’u rikthyer bashkë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, tre ditë më parë.
Alma Gj. ka shkuar në shtëpinë e të dashurit, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke mos i dhënë më asnjë shpresë.
Në kushtet e dëshpërimit, Alma Gj. është vetëhelmuar. Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qelqit për t’u drejtuar në shtëpinë e saj, aty ku nuk mundi të mbërrinte e gjallë.
Vajza ka ndërruar jetë brenda në taksi.


