Një i ri është gjetur i vdekur, pak minuta më parë në Qytet Studenti, në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima, F.H, rreth 30-35 vjeç është gjetur në kompleksin “Ana” në dhomën e tij dhe dyshohet se ishte përdorues droge.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por thuhet se ambulanca po has vështirësi në marrjen e trupit të vitkimës.