Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet.
Policia bën me dije se një 32-vjeçar në kushte të rënduara psikologjike, ka prerë damarët dhe ka humbur jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë (e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


