Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur nga rrufeja që ka rënë në fshatin Sukë në Dajç të Shkodrës. Leonika Luka, mësohet se është gruaja që ka humbur jetën.
Mësohet se tre personat ishin duke punuar tokën në momentin kur u goditën nga rrufeja. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Rajonal te Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital dhe trupi i saj u dërgua në morgun e spitalit të Shkodrës.
Dy të tjerët po marrin ndihmën e parë mjekësore në spital. Ndërkohë zbulohet identiteti i njërit prej të plagosurve, Ndoc Vija.




