Një grua është gjetur e vdekur në banesë në Pogradec.
Burime për BalkanWeb thanë se vdekja e saj mund të ketë qenë natyrale.
Ndërkohë zbulohet se me gruan ka qenë dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara që u gjet në banesë gjithashtu, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gruaja është gjetur pa shenja jete në lagjen Nr.3 të Pogradecit.
Po ashtu mësohet se 1 muaj më parë gruas i kishte vdekur edhe bashkëshorti.