Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dajç ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj.
Përplasja e automjetit të tyre me një kamion i tonazhit të rëndë ka qenë fatale.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 2:20, kështu raporton Policia në informacionin paraprak të saj.
Nuk dihet nëse shkaqet kanë ardhur vetëm nga njëra palë, por raportohet se shpejtësia ka qenë arsyeja kryesore e aksidentit fatal.
Njëri prej të rinjëve që humbi jetën është Gentian Toma.


