Një ngjarje tragjike raportohet nga Kakavija.
Një ambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 14 vjeçar i cili ka tentuar të kalojë rrugën në krahun tjetër të rrugës.
Ambulanca mori një person që ishte ndjerë keq por në nxitim e sipër ka përplasur të miturin i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Pritet informacioni i policisë për më shumë detaje nga ngjarja fatale që rëndon situatën në Kakavijë, aty ku prej 4 ditësh mijëra shqiptarë presin në radhë mes vapës e urisë për të kaluar kufirin.