• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE NË GREQI/ 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë, arrestohet e ëma e të miturës
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJIKE NË GREQI/ 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë, arrestohet e ëma e të miturës

23 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në ishullin e Paxosit, ku një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në pishinën e një vile turistike.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare, e cila jeton dhe punon prej vitesh në ishull, kishte qenë duke luajtur në kopshtin e shtëpisë rreth orës 15:00. Në një moment, vajza i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe humbi pa lënë gjurmë. Nëna, së bashku me fqinjët, nisi menjëherë kërkimet, por pa sukses.

Pak minuta më vonë, trupi i vajzës u gjet në pishinën e një vile rreth 150 metra larg shtëpisë së tyre, nga kuzhinieri i vilës, i cili kishte shkuar atje për të nisur punën. Në atë moment, turistët që qëndronin në vilë ishin larguar.

Vajza u dërgua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të ishullit, ku mjekët tentuan ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht pa rezultat.

Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen, ndërsa nëna e fëmijës po mbahet në Stacionin e Policisë së Paxosit dhe pritet të dalë para prokurorit ditën e nesërme.

Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin lokal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET NGJARJA NË KOMBINAT/ Konflikti degradoi në të shtëna që rrezikuan jetën e kalimtarëve, arrestohen dy persona
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË KSAMIL/ Turisti turk përplas me makinë pushuesin 29-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT