• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJIKE NË GJERMANI/ I dhanë shenjë ndalimi makinës për kontroll, qëllohen për vdekje dy policë
Home
Nderkombetare

TRAGJIKE NË GJERMANI/ I dhanë shenjë ndalimi makinës për kontroll, qëllohen për vdekje dy policë

31 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një krim ndaj uniformave të policisë ka tronditur Gjermaninë.

Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje në perëndim të vendit në një ndalim të zakonshëm të automjeteve në autostradë, raportojnë autoritetet.

Sot rreth orës 04:20 të mëngjesit oficerët kishin ndaluar një makinë pranë qytezës së Kusel në Rhineland-Palatinate, pranë kufirit me Francën.

Por tragjikisht oficeri mashkull 29-vjeçar dhe oficerja femër 24-vjeçare me të, u qëlluan për vdekje në vendngjarje. Kjo e fundit ende studionte në akademinë e policisë.

Një operacion madhor ka nisur në vend për kapjen e autoreve.

Rrugët në zonë ishin të mbyllura teksa autoritetet kanë nxitur njerëzit të mos marrin njerëz nga rruga, duke thënë se të paktën një i dyshuar është i armatosur. Kërkimet janë zgjeruar gjithashtu në landin fqinjë Saarland.

Shumica e detajeve të incidentit janë ende të pqarta dhe policia ende nuk ka sugjerur një motiv për ngjarjen, edhe pse komentuesit thonë se mund të mos ketë një të tillë.

E përditshmja gjermane Bild tha se oficerët e ndjerë kishin dërgur dy mesazhe radio nga rruga ku ndodheshin.

Në të parin ata thonin se kishin ndaluar një automjet të dyshuar ku kishin zbuluar në bagazh një kafshë të ngordhur gjahu.

Në mesazhin e dytë dramatik, pak pas të parit thuhej: “Po na qëllojnë!” dhe më pas kontakti ishte ndërprerë.

Kur arritën përforcimet oficerja femër kishte vdekur, ndërsa kolegu i saj vdiq pak më vonë.

Sabrina Kunz, kryetare e sindikatës së policisë, the se mendimet e tyre janë me të afërmit dhe kolegët e tyre të vdekur.

“Jemi të shokuar nga kjo që ka ndodhur. Të gjithë oficerët e policisë janë duke jetuar një makth”, tha ajo. Kërkimet vazhdojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË GJIROKASTËR/ Makina përplas 14-vjeçaren dërgohet në spital. Policia shoqëron drejtuesin
Previous article PUBLIKON PAMJET/ Rama: Ja si do të jetë Baza Ajrore e Kuçovës, i jep vendit peshë në skakierën… (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT