• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJIKE/ Mbi 700 të vdekur nga tërmeti në Haiti
Home
Nderkombetare

TRAGJIKE/ Mbi 700 të vdekur nga tërmeti në Haiti

15 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 14 gusht, ka arritur në 724 dhe të paktën 2.800 persona të tjerë janë lënduar.

Haiti u godit nga një tërmet prej 7.2 shkallësh.

Agjencia tha se shumica e viktimave ishin nga pjesa jugore e vendit dhe se ekipet e shpëtimit kanë arritur që të nxjerrin shumë njerëz të gjallë nga rrënojat e shtëpive, hoteleve, kishave, që u dëmtuan nga tërmeti i fuqishëm.

Dëme të mëdha janë raportuar në qytetin Jeremie, shtëpi e 200.000 banorëve. Dëme po ashtu ka edhe në qytetin Les Cayes ku janë shembur shumë ndërtesa përfshirë edhe një hotel shumëkatësh.

Kryeministri Ariel Henry ka shpallur një muaj gjendje të jashtëzakonshme.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe spitalet në zonat e paprekura nga tërmeti po ndihmojnë të plagosurit, tha kryeministri Henry.

“Ne duhet të kujdesemi për të lënduarit, por gjithashtu duhet të sigurojmë ushqim, ndihmë, strehim të përkohshëm dhe mbështetje psikike” për qytetarët, tha kryeministri.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Port-au-Prince. Tërmeti ndodhi në orën 8:30 sipas kohës lokale dhe thellësia e tij ishte 10 kilometra. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, ka pasur edhe lëkundje pasuese të tokës, ku një prej tërmeteve pasuese ishte 5.2 shkallë.

Para 11 vjetësh, Haiti u godit nga një tërmet prej 7 shkallësh, ku u vranë mbi 200.000 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KABULI NË "PUSHTETIN" E TALEBANËVE/ Marrin edhe kontrollin e Pallatit Presidencal të Afganistanit
Previous article KUR DO LARGOHET I NXEHTI AFRIKAN? Ja çfarë thonë meteorologët

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT