Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (6 shkurt 2025) në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor duke i marrë jetën.
Shoferi i automjetit është identifikuar si Blerim Sinanaj, 40 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


