Një lajm i kobshëm ka tronditur sot vendin tonë, pasi një 23-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti tragjik në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës, më pas ka rënë në kanal.
Drejtuesja e automjetit tip Hunday me targa AA163XO, Silvana Muho është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që 23-vjeçarja Anxhela Çapo ka humbur jetën në vend.
Shkak mësohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të 23-vjeçares.
Paraprakisht dyshohet se është marrë zvarrë nga makinë tjetër kur ka ndodhur aksidenti dhe është gjendur disa metra larg vendngjarjes.