Një 32 vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Mësohet se i riu prej një jave ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 32 vjeçari nuk ka arritur të jetojë.
Burimet bëjnë me dije se ai nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqërurese.


