Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rusi. Mediat vendase bëjnë me dije se shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa dy tjerë janë në gjendje kome. Vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të dezifektuesve.
Një grup prej nëntë personash kanë pirë materie për dezinfektimin e duarve, pasi ishin bërë tapë gjatë një feste të organizuar në fshatin Tomtor në Tatinksi.
Pas 3 viktimave të para, gjashtë tjerë janë evakuuar me aeroplan të spitalit, ku janë dërguar me urgjencë në qytetin kryesor të rajonin Jakutsk.
“Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me materie dezinfektuese, ku shtatë prej tyre humbën jetën”, kanë bërë të ditur zyrtarë të shëndetit publik në Rusi.