Eduart Veçani ish-prefekti i Vlorës, ka ndërruar jetë për shkak të COVID në moshën 61-vjeçare. Veçani kishte më shumë se 7 ditë i shtruar në spital.
Sipas Report TV, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dy ditë më parë. Ai ka qenë prefekt gjatë qeverisjes së PD-së.
Aktualisht në qarkun e Vlorës që nga marsi i vitit të kaluar janë regjistruar 64 humbje jete. Ndërsa raste aktive deri më tani janë 1804, dy shtetas gjenden në terapi intensive, 30 po marrim mjekim spitalor dhe 1772 janë të izoluar në shtëpi.


