Një 23 vjeçar është gjetur I vdekur nga familjarët e tij në dhomën e gjumit. Nga hetimet paraprake dyshohet se I riu ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Shtetasi R.T., 23 vjeç, ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi i policise:
Informacion paraprak
Më datë 24.04.2018, rreth orës 04:10 në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesën e tij, është gjetur i vdekur nga familjarët në dhomën e tij, shtetasi R.T., 23 vjeç. Paraprakisht dyshohet për atak kardiak. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


