Majkëll Vrapi është viktima e parë e shënuar nga moti i keq në vendin tonë.
Djali 26-vjeçar ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në fshatin Tapi kur ka rënë nga çatia.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetoi
Kujtojmë se ditën e djeshme i gjithë vendi jonë është përfshirë nga stuhi e fortë ere, teksa në orët e pasdites ajo ia ka lënë vendin reshjeve të dendura të shiut që duket se do të vijojnë thuasje për gjithë javën e ardhshme.


