Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se një 87 vjeçare ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. Ende nuk dihet nëse e moshuara vuante nga ndonjë sëmundje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


